Sot në nderim të Ditës Botërore të Poezisë në bibilotekën ‘’Ibrahim Rugova’’ është mbajtur orë letrare me krijuesit anëtar të Klubit dhe anëtarët e aktivit të letrarëve të rinjë të klubit ‘’Gjon Nikoll Kazazi. Krijuesi Masar Kupa si pjesmarrës i mitingut të parë të poezisë në Gjakovë rrëfeu një histori të shkurtër.
Ndërkaq të pranishmit lexuan disa vargje nga poezitë e tyre.
Ky takim vazhdoi edhe me poezi të tjera të krijuesve letrarë, me vargje të shkruara me shumë dashuri dhe shpresë për të ardhmen. Të rinjët le të bëhen udhëtarë të këtij rrugëtimi poetik u tha mes tjerash në këtë orë letrare.