Shoqata e të verbërve në Gjakovë sot ka mbajtur takim informues mbi kampanjën për punësimin e të verbërve. Mbi qëllimin edhe rëndësinë që ka ky projekt që është implementuar me ndihmën e organizatë YMCA tregoi drejtori I shoqatës së të verbërve Xhafer Kadrija.
Udhëheqësja e grupit “ Ma jep mundësinë” tha se përmes këtij projekti presin që të avokojnë tek akterët insititucional dhe shoqëria që të rritet numri I të punësuarve të kësaj kategorie.
Të ftuar në këtë takim ishin përfaqësues nga Zyra e Punësimit në Gjakovë, Gjykata Themelore, Zyra për komunitete, përfaqësuesi i avokatit të popullit në Gjakovë si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare. Të gjithë akterët diskutuan për mundësitë që kanë si institucione të lobojnë për punësimin e personave të verbër.