Kulla Dula ka ruajtur antikitetin dhe vlerat për tetë gjenerata me radhë

Nuk janë të pakta kullat në qyetin e Gjakovës, mirëpo shumë pak nga to janë të mirëmbajtura e të cilat veprojnë si bujtina. Kulla Dula e cila ndodhet në rrugën “Ganimete Tërbeshi” i ka rezistuar kohës dhe nga pamjet shihet që është tejet e bukur si nga brenda ashtu edhe jashtë. Pronarët të cilët janë gjenerata e 7 që e kanë trashëguar këtë kullë thonë që janë munduar që të ruajnë çdo detaj që paraqet lashtësinë, dhe kulturën tonë si popull.

Dula thotë se turistë në kullë vijnë nga 75 vende të botës, kryesishtë të huaj dhe të gjithë jo vetëm ndahen të kënaqur por janë të mrekulluar me kulturën dhe traditat tona, pasi pronarët edhe i udhëzojnë dhe i’u rekomandojnë turistëve vendet që duhet vizituar.

Ata janë duke pritur që kulla të marrë mbështetje institucionale pasi kanë marrë edhe premtime, thotë pronari.

Gati të gjitha kullat në qytetin e Gjakovës janë të ndërtuara rreth shekullit të XIX, dhe veqanti e kullave të qyetit është ndërtimi i tyre, kati i parë i ndërtuar me gurë dhe katet e sipërm me tulla.

Read Previous

Shoqata e të verbërve takohet me përfaqësues të institucioneve për krijimin e mundësive të punësimit

Read Next

Infrastruktura, shqetësim i madh për banorët e lagjes “Pika e Zezë”