Real Madrid-i do të dhurojë 1 milion euro për të ndihmuar popullin e Ukrainës, si pjesë e fushatës “Të gjithë me Ukrainën” (Todos con Ucraina), e nisur më 5 mars nga Fondacioni i klubit.
Fondacioni i Real Madrid-it po punon me OJQ të ndryshme, për të ndihmuar në zbutjen e nevojave bazë të popullsisë ukrainase të zhvendosur nga zonat e luftës.
Një pjesë e fondeve të mbledhura nga fushata e Fondacionit Real Madrid do të shkojnë për Kryqin e Kuq spanjoll, i cili do të presë refugjatët ukrainas në Spanjë.
Fushata e Fondacionit Real Madrid “Todos con Ucrania” do të mbetet e hapur për aq kohë sa të jetë e nevojshme thuhet nga mediat spanjolle. /Albanianpost.com