Sot zyrtarisht janë certifikuar 100 mësimdhënës për pjesëmarrje në programin e trajnimit me temën: Gjithpërfshirja dhe individualizmi i mësimit për nxënës me nevoja të veçanta, ose ndryshe plani individual i arsimit. Ky trajnim ka qenë projekt i përbashkët i Drejtorisë Komunale të arsimit në Gjakovë dhe organizatës Handikos i financuar nga Ambasada zvicerane. Drejtoresha e arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova- Baçi shfrytëzoi rastin që t’i ftoi donatorët dhe OJQ-të që të zhvillojnë programe që ngrisin cilësinë e arsimit.
Brilanda Ballata drejtoresha e Handikos-it tha se kur ka filluar puna e kësaj shoqate një numër i vogël i nxënësve me aftësi të kufizuara ka qenë i përfshirë në arsim, ndërsa sot pas 22 vjetëve situata ka ndryshuar tërësisht.
Progres është bërë por duhet ende punë, tha Ardiana Bushati prind i një fëmije me aftësi të kufizuara.
Cermonia e ndarjes së certifikatave u realizua në sallën e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.