Pas 140 ditësh ngrohtorja e qytetit do të përmbyllë sezonin e ngrohjes

Ngrohtorja e qytetit në Gjakovë ka njoftuar konsumatorët që sezona ngrohëse përfundon brenda dy ditëve. Këtë sezonë dimërore qytetarët janë ngrohur për 140 ditë, që sipas drejtoreshës së ngrohtores Albana Dulatahu Skivjani i bie më gjatë se vitin e kaluar.

Fillimisht ngrohtorja ka pasur ndihmën nga kontraktori por pas trajnimeve janë angazhuar punëtorët e ngrohtores të cilët edhe janë trajnuar gjatë kësaj periudhe.
Sipas Dylatahu-Skivjanit përveç dy ndërprerjeve për shkak të energjisë elektrike dhe mungesës së ujit i tërë procesi ka shkuar mirë.

Ndryshimi i rrjetit ekzistues të ngrohtores, ndërrimi i gypave të pjesës veriore të qytetit dhe rehabilitimi i pjesës veriore është duke u bërë nga ngrohtorja e qytetit në Gjakovë, falë një projekti në vlerë prej 5.8 milion euro që financohet nga Qeveria Zvicerrane e përfaqësuar nga Seco dhe komuna e Gjakovës. 

Read Previous

Latifi: Gjatë ditës kam nënshkruar vendimin për pagesat e kujdestarive të specializantëve

Read Next

Plagoset një person në Gjakovë (FOTO)