Në komunën e Gjakovës përkatësisht në zyrën e gjendjes civile për vitin 2021 janë regjistruar 1143 kurorzime, duke përfshirë këtu edhe kurorëzimet që bëhen me persona që jetojnë jashtë vendit.
Me udhëzimin e ri administrativ të gjitha ditët e punës janë ditë të cilat lejohen për t’u kurorëzuar, po ashtu edhe lokacioni zgjidhet nga vetë aplikuesit. Gjithashtu pranohen edhe kërkesat për kurorëzim ditëve të vikendit por që akti i kurorzimit themelohet ditëve të punës.
Vokshi shtoi se në të njejtën periudhë kohore nga janari e deri në dhjetor 2021 në gjykatë për shkurorëzime janë pranuar 117 lëndë ndërsa janë zgjidhur 44 prej tyre.