5,6 dhe 7 marsi – Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

5,6 dhe 7 marsi, apo “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, janë tri ditët më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës, ditë këto që përcaktuan të ardhmen e shqiptarëve.

Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, shënojnë sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, i cili ra heroikisht bashkë me pesëdhjetë e gjashtë anëtarë të familjes, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe atdheut.

Pikërisht më 5 marsin e vitit 1998, Jasharajt filluan betejën, që më vonë do të përcaktonte fatin e një populli të tërë e që do të shënonte kurorëzimin mijëravjeçar të përpjekjeve për liri e pavarësi.

Jasharajt, që ishin të lidhur me idenë dhe ndjenjën e dashurisë ndaj atdheut, u flijuan për të mos u harruar kurrë. Duke besuar, jo në epërsinë ushtarake, por në vlera njerëzore dhe në luftën e drejtë, ata u shndërruan në pishtar të Luftës Çlirimtare dhe gurë themeltar për lirinë, demokracinë e pavarësinë e shtetit tonë, që kurrsesi nuk arrihej me mjete politike, por vetëm me mjete ushtarake.

Pa luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e derdhur të të rënëve, liria jonë nuk do të arrihej.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Read Previous

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve nderon komandantin Adem Jashari

Read Next

1143 kurorëzime janë regjistruar në vitin 2021 në Gjakovë