1143 kurorëzime janë regjistruar në vitin 2021 në Gjakovë

Në komunën e Gjakovës përkatësisht në zyrën e gjendjes civile për vitin 2021 janë regjistruar 1143 kurorzime, duke përfshirë këtu edhe kurorëzimet që bëhen me persona që jetojnë jashtë vendit.

Me udhëzimin e ri administrativ të gjitha ditët e punës janë ditë të cilat lejohen për t’u kurorëzuar, po ashtu edhe lokacioni zgjidhet nga vetë aplikuesit. Gjithashtu pranohen edhe kërkesat për kurorëzim ditëve të vikendit por që akti i kurorzimit themelohet ditëve të punës.

Vokshi shtoi se në të njejtën periudhë kohore nga janari e deri në dhjetor 2021 në gjykatë për shkurorëzime janë pranuar 117 lëndë ndërsa janë zgjidhur 44 prej tyre.

Read Previous

5,6 dhe 7 marsi – Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Read Next

Fillon restaurimi i muzeut etnografik në Gjakovë