Iniciativa e Pavarur e të Verbërve nderon komandantin Adem Jashari

Shoqata Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Gjakovë ka mbajtur sot turneun e shahut për të nderuar komandantin legjendar Adem Jashari.  Pjesmarrësit kanë luajtur me sistem eleminues.

Mark Pjetraj nga kjo shoqatë thotë se këto aktivitete do të jenë të vazhdueshme.

Pjesmarrësit thanë se ndihen të nderuar që po marrin pjesë në këtë turne për këtë ditë të veçantë.

Kësaj radhe kishte pjesmarrës edhe nga shoqata e të shurdhërve dhe nga “Handikos Gjakova”.

Këta të fundit kërkuan që këto gara të mbahen në një hapësirë ku mund të kenë qasje edhe personat me karroca.

Ky aktivitet ka pasur mbështejen YMCA Gjakova. Në fund fitues u shpall Asllan Koci ndërsa vendin e dytë e zuri Hazir Cikaqi ndërsa i treti u radhit Zef Dani.

Read Previous

Mulliri i ujit 500 vjeçar në fshatin Mulliq ende në funksion

Read Next

5,6 dhe 7 marsi – Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës