Mulliri i ujit 500 vjeçar në fshatin Mulliq ende në funksion

Mulliri me ujë në fshatin Mulliq të komunës së Gjakovës është i vjetër rreth 500 vjet. Ky mulli ka shërbyer për përpunimin e drithërave nga të cilët është siguruar buka e banorëve.  

Mullinjtë zakonisht janë vendosur në lugina me prurje të shumta dhe të vazhdueshme të ujit.

I tillë është edhe ky mulli në të cilin bluarja bëhet në bazë të fuqisë së ujit. Kryeplaku i fshatit Mulliq tregon se ende banorët e kësaj ane e shfrytëzojnë ndonëse jo aq shumë si në të kaluarën ku duhej të prisnin në radhë.

Kryeplaku Bajrami po ashtu tregoi edhe mënyrën se si funksionon ky mulli.

Banorët e këtushëm e ruajnë me fanatizem si diçka me vlerë për fshatin dhe si i tillë duhet të hyj në sistemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore thanë mes tjerash ata.

Read Previous

Kongresmeni amerikan: Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO

Read Next

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve nderon komandantin Adem Jashari