Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimit të produkteve e që kjo automatikisht e ka dëmtuar shportën e konsumatorit. Në pikën e karburantit që ne vizituam sot qytetarët kanë paguar deri në 1,46 euro për litër të derivateve. Ndërkaq, pritet që çmimi i tyre brenda muajit të rritet edhe më shumë. Genc Pozhegu pronar i njërës nga kompanitë që shesin derivate shprehet i shqetesuar, dhe e pranon që këto ditë po punojnë edhe me humbje vetëm për të mbajtur konsumatorët me shpresë që situata të ndryshojë.
Qytetarët thonë se ekziston frika që kjo situatë të ndikojë edhe në çmimet e produkteve të tjera.
Me ligjin e ri nga Qeveria e Kosovës kompanitë e karburanteve nuk mund të fitojnë më shumë se sa 6 përqind, megjithatë kjo masë nuk mund të ndalojë rritjen e cmimit.