Ditë më parë është aprovuar kërkesa e Klubit të Basketbollit “Gjakova e re” nga Federata e Basketbollit të Kosovës për organizimin e garës “Final 4” në Gjakovë.
Kjo garë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, me datë 26 dhe 27 shkurt, ku pjesëmarrëse do të jenë 4 skuadra si , K.B “Gjakova e re” , K.B “Gjakova” , K.B “Kosovari” , dhe K.B “Skenderaji”
Në kuadër të kësaj gare do të zhvillohen gjithsej 3 ndeshje, ku dy ndeshje do të luhen të shtunën në kuadër të gjysmëfinaleve, në mes të K.B “Gjakova e re” & K.B “Skenderaji” , dhe ndeshja tjetër në mes të K.B “Gjakova” & K.B “Kosovari” , përballje këto të cilat do të vendosin për çiftin finalist për ndeshjen e cila do të zhvillohet të dielën.