Ekipet e vaksinimit sot kanë qëndruar në shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, për të vaksinuar nxënësit me vaksinën kundër difterisë dhe tetanosit. Sipas kryeinfermieres Makfirete Berisha sot kanë qenë në disa shkolla, ndërsa ky proces do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.
Nxënësit fillimisht janë shprehur të shqetësuar sa i përket kësaj vaksine pasi që kanë menduar se kjo është vaksinë anti-covid, mirëpo falë informimit nga infermierët procesi ka vazhduar normalisht.
Për tu mbrojtur nga sëmundjet vaksinimi është zgjidhja e vetme andaj rekomandohet imunizimi i adoleshentëve në këtë fazë.