Pensionohet Vjollca Pylla, pas më shumë se dy dekadave në arsim

Përgatitjet u bënë deri në detajin e fundit. I gjithë ky organizim ishte surprizë për profesoreshën Vjollca Pylla me rastin e pensionimit të saj.

Të rënditur i gjithë stafi mbanin në duar nga një trëndafil. Ishin gjithësej 65 trëndafilë të cilët përkuan edhe me 65 vjetorin e lindjes së saj. Kolegët e profesoreshës dhe drejtoresha iu drejtuan duke e uruar dhe përgëzuar për kontributin e saj në edukimin e shumë brezave me radhë.

Profesoresha Vjollcë tha se ndihet e nderuar që kishte një staf të tillë dhe u shprehë e lumtur që punoj për vite të tëra në arsim.

Kontributi i saj i disa dekadave sot u kurorzua me këtë aktivitet modest por që për profesoreshën do të thotë shumë.

Puna dhe përkushtimi me nxënësit sot për të po përfundon por ajo po ju lë kolegëve këtë porosi. Se vetëm duke e ndarë dijen me nxënësit mësimdhënësi e përmbush misionin jetësor.

Read Previous

Rusia sulmon një kopsht të fëmijëve në Ukrainë

Read Next

Fituesi rus i çmimit Nobel për Paqe thotë se ndihet i turpëruar për situatën në Ukrainë