Ministrat e BE-së do të diskutojnë mënyrat për të parandaluar shpërbërjen e mundshme të Bosnjës

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë takuar në Bruksel për të diskutuar mënyrat për të lehtësuar tensionet në Bosnje, për të parandaluar shpërbërjen e mundshme të vendit i cili po kalon krizën më të rëndësishme politike që nga fundi i luftës 1992-1995.

Takimi u realizua pasi po vendoset në pikëpyetje Marrëveshja e Dejtonit – marrëveshje paqeje e nënshkruar më 21 nëntor 1995 ku palët ndërluftuese ranë dakord për një shtet të vetëm sovran të njohur si Bosnje dhe Hercegovina.

“Retorika nacionaliste dhe separatiste po rritet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe po rrezikon stabilitetin dhe madje integritetin e vendit,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell./Anabelmagazine/

Read Previous

Kurti: Pagat do të rriten, por jo aq sa rritja ekonomike

Read Next

Presidentja Osmani takohet me apostolikun e Vatikanit, u zotuan për thellim të bashkëpunimit