Barnatorja e QKMF-së posedon insulina të mjaftueshme në të tri llojet

Barnatorja në qendrën kryesore të mjekësisë familiare është furnizuar me insulina të tre llojeve novomix, novorapid dhe levemir, dhe nga dita e premte të gjithë insulin vartësit kanë filluar të marrin sasinë e nevojshme për muajin shkurt. Në këtë qendër janë të regjistruar gjithsej 1055 pacientë të varrur nga ky medikamet.

Shkumbin Dushi, shef i barnatores në QKMF, luti të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar në listën e insulinvartësve që të sjellin raporte të specialistëve për vitin 2022.

Ky furnizim është vlerësuar si i plotë për muajin shkurt, mirëpo ministria e shëndëtësisë shpërndarjen në komunën tonë e bënë në javën e tretë të çdo muaji.

Read Previous

Mbahet mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete

Read Next

Grezda: Mosha më e re e përdoruesve të drogës 13 vjeç, është rritur vetëdijësimi për tu trajtuar