Zyrtarizohet edhe kundër-kandidati i dytë i Agim Ademit në garën për kryetar të FFK-së

Pas Remzi Ejupi, i cili mbrëmë e konfirmoi kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Kosovës, sot edhe Arianit Ahmeti zyrtarisht konfirmoi kandidaturën e tij për kryetar.

Ahmeti tha se tashmë i ka siguruar nënshkrimet e 15 delegatëve, aq sa kërkohen me statut të FFK-së për kandidim. Për më tepër, theksoi se shumë shpejt do ta publikojë edhe programin e tij për futbollin e Kosovës, ka thënë ai për Gazetën Express.

Në garë deri më tani për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, janë Arianit Ahmeti, Remzi Ejupi dhe kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi.

Zgjedhjet në FFK duhet të mbahen më së largu deri në korrik, ndonëse data ende nuk është caktuar.

/GazetaExpress/

Read Previous

Një grua shqiptare vdes në një aksident në Itali

Read Next

Një i vdekur dhe 101 raste të reja pozitive me COVID-19