Komuna ne Gjakovës përmes një postimi në rrjetin social facebook ka njoftuar se nga dita e hën, pra më datë 21 shkurt deri më 23 shkurt , e mërkurë, do të ketë devijim të trafikut në rrugën ‘’UÇK’’ në qytetin e Gjakovës.
Sipas skicës së publikuar është bërë e ditur se devijimi do të bëhet në segmentin pranë objektit të komunës, me kërkesë të punëkryesit i cili është duke kryer punime në rehabilitimin e rrjetit nëntokësor të ngrohtores së qytetit.
Andaj me këtë rast luten të gjithë drejtuesit e automjeteve për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.