Zbulohet arsyeja pse Ferran Torres nuk e kishte në fanellë logon e Barcelonës dhe Nike-s

Një detaj që u vërejt gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Napolit ishte se fanella e sulmuesit Ferran Torres në pjesën e dytë nuk kishte logot e Nike dhe Barcelonës.

Fotografitë e sulmuesit spanjoll pa dy logot vërshuan nëpër rrjetet sociale dhe pyetja që të gjithë e bënin ishte se ku mbetën logot në fanellën e tij.

Ferran Torres luajti pjesën e dytë të ndeshjes kundër Napolit i veshur me një fanellë pa stemën e Barcelonës dhe logon e Nike, sepse ato nuk ishin ngjitur siç duhet në fanellën e tij.

Sipas AS, askush nuk e vuri re kur lojtarët ndërruan fanellat e tyre në dhomën e zhveshjes gjatë pushimit.

Ferran Torres shënoi golin e barazimit nga penalltia, por humbi disa raste ideale mbrëmë.

Pas ndeshjes, ai “shpërtheu” në lot dhe u pa shumë i dëshpëruar për rastet e humbura.

/Gazeta Express/

Read Previous

O2 Arena e copëtuar nga stuhia Eunice

Read Next

Nga 1 marsi do të rriten përsëri çmimet e bulmetit