Shpesh kjo sallë mbushet plot, ashtu ndodhi edhe sonte kur prindër e të afërm kanë ardhur të ndjekin të vegjëlit e tyre që do të performojnë në koncertin e organizuar nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” për nder të festës së pavarsisë së Kosovës.
Mësimdhënësit për të shënuar këtë festë kanë zgjedhur këngë shqipe e që nxënësit ja dolën shkëlqyeshëm t’i realizojnë ato.
Kori i nxënësve të shkollës së ulët i udhëhequr nga mësimdhënësja Klodina Kryeziu Hana, hapën programin festiv.
Pothuajse të gjithë nxënësit ndanin emocionet e tyre para dhe pas performimit e njëra ndër ta tha se përgatitjet ju kanë marrë jo shumë kohë por që emocionet ishin të forta gjatë interpretimit.
E prindërit ishin ata që i shijuan më së shumti performancat e fëmijëve të tyre.
Gjithsej ishin 13 pika të interpretimeve, ku secila performancë ishte e punuar me mjeshtëri si nga nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit.