U mbajt turneu i Pavarësisë në volejboll në Gjakovë

Për nderë të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës në qytetin e Gjakovës është mbajtur turne në volejboll. Ky aktivitet u organizua nga drejtoria për kulturë rini dhe sport si dhe klubi Volejbollit “Vëllaznimi”. Hapjen e këtij tuenu e bëri drejtoresha e këtij dikasteri Adea Roka e cila njëherit ndau edhe mirënjohje për të dyja klubet pjesëmarrëse në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ishin ekipet Vëllaznimi dhe Prishtina Elite në konkurencën e femrave që zhvilluan ndeshje në sallën e s[prteve “Shani Nushi”. Përfaqësues të të dyja skuadrave u shprehën falënderues që ishin nikoqir të këtij organizimi.

Përveq këtij turneu përgjatë këtyre ditëve drejtoria për kulturë rini dhe sport ka organizuar një sërë aktivitete.

Përballja në mes të Vëllaznimit dhe Prishtina Elite ishte interesantë. Të dyja ekipet janë munduar që deri në fund të lojës të shënojnë pikë në parket por që në fund dolën vajzat e skuadres gjakovare që të shënojnë fitore dhe të mposhtin mysafiret me rezultat 3 me 2 me sete.

Read Previous

Kancelari gjerman Scholz shkon në Kiev dhe Moskë, në përpjekje për zbutjen e tensioneve

Read Next

Rifunksionalizohet pajisja e laparaskopit në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”