Në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjakovë në baza ditore është duke u bërë testimi PCR i të gjithë atyre që dyshohet se janë të infektuar me virusin korona.
Rezultatet e këtyre testimeve dërgohen në Institutin kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës, ndërkaq vendimi për karantinim përpilohet nga kuvendi komunal i Gjakovës kështu është shprehur drejtoresha e këtij institucioni Safete Kamber. Sipas saj vendimin për karantinim ose lirim nga karantina e lëshon kuvendi komunal në bashkpunim me inspektoratin.
Ndërkaq lidhur me këtë qështje ne kemi kontaktuar drejtorin për punë inspektuese në komunën e Gjakovës, Hysni Muhadri për të marrë më shumë informata në lidhje me këto vendime se ku duhet të drejtohen qytetarët për të marrë vërtetimin se janë të liruar nga izolimi apo të izolohen kur rezultojnë pozitiv, por që i njëjti nuk ju është përgjigjur telefonatave e poashtu nuk e kemi gjetur as në zyren e tij në kuvendin komunal.