Banka Kombëtare Kroate ka hequr një dizajn të propozuar për një monedhë €1 pasi u shfaqën pretendimet se dizajneri kishte vjedhur imazhin.
Pjesa e pasme e monedhës paraqiste një kunadh pishe, një gjitar i vogël. Monedha aktuale e Kroacisë, kuna, është emëruar sipas kafshës, lëkura e së cilës është përdorur historikisht si para.
Ekspertët kroatë të rrjeteve sociale vunë re se dizajni i Stjepan Pranjkovic ishte shumë i ngjashëm me një fotografi të kafshës nga fotografi skocez Iain Leach. Leach tha për Euronews në një email se ai ishte “i habitur se sa shpejt njerëzit e kuptuan se fotografia ime ishte kopjuar.”/Anabelmagazine/