Pritet rritja e çmimit të drunjëve pas shtrenjtimit të rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot ka marrë vendim të shtrenjtojë energjinë elektrike për shfrytëzuesit shtëpiak mbi 800 kilovat. Lidhur me këtë qështje ne kemi pyetur qytetarët e komunës së Gjakovës se çka mendojn ata për shtrenjtimin e rrymës.

Sipas tyre një gjë e tillë do të rëndoj edhe më tepër ekonominë familjare

Pas shtrenjtimit të rrymës, ekipi televizionit Syri doli për të parë nëse kanë ndryshuar edhe çmimet e drunjëve mirëpo sipas  shitësve  cmimet janë të  njëjta siq kanë qenë. Mirëpo ata u shprehen se nëse vazhdon kjo gjendje do të detyrohen të ngrisin çmimet e drunjëve.

Mes tjerash ata shtuan se pas diskutimeve të shumta për rritje të çmimit të energjisë elektrike kohëve të fundit edhe interesimi i qytetarëve për blejren e drunjëve është rritur dukshëm.

Read Previous

Rreth 130 mijë konsumatorë preken nga shtrenjtimi i rrymës

Read Next

Zyrtarisht Deputetët e VV-së heqin dorë nga kompenzimi për shpenzime të udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe për komisione