Shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën 2011-2021

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021.

Kjo pas reagimeve të shumta që ka ngjallur publikimi i shpenzimeve të udhëtimit të disa nga deputetët e Kuvendit gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit të kaluar.

Në njoftim sqarohet se Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

Aty po ashtu bëhet e ditur se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.

KËTU i gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021./Reporteri.net/

https://kuvendikosoves.org/shq/per-publikun/lajmi/shpenzimet-e-udhetimit-te-deputeteve-te-kuven-28838/?fbclid=IwAR2QzfHDVCZpxiWIeL32Q37_BNtrRN0OK5E2l9b6czu6jTBVx6e8U07lsg8

Read Previous

5 simptomat më pak të njohura të variantit Omicron që po paraqiten së fundmi

Read Next

Blinken përmend Kosovën dhe Shqipërinë në takimin me Borrellin