Avazi i rritjes së çmimeve të produkteve bazike por edhe të produkteve tjera më së shumti është duke e rënduar ekonominë familjare në Kosovë. Në lidhje me këtë çështje ekonomisti Jakup Bellaqa vlerëson se inflacioni është një dukuri që më së shumti varfëron të varfërit, ndërkaq i bënë të pasur një pjesë tjetër.
Në një situatë kur rritja e çmimeve është e vazhdueshme dhe kostoja e importit është e lartë, ekonomia pandemike është ajo që dëmtohet më së shumti sepse nuk ka ndonjë rregullator të caktuar thotë Bellaqa.
Ndërsa sa i përket tendences pë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ekonomisti bellaqa shprehet se ZRRE nuk duhet të lejojë një gjë të tillë sepse aktualisht Kosova ka çmime monopoliste të rrymës.
Dhe krejt në fund Bellaqa u shpreh se Qeveria duhet të ketë kontrollë më të shtuar në këtë drejtim.