Shkencëtarët zbulojnë një variant të ri të HIV në Holandë

Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri të HIV/AIDS në Holandë që është më infektues. Sipas tyre këto gjetje tregojnë se mikrobet patogjene jo githmonë evoluojnë për tu bërë më pak virulente.

Varianti i ri “VB”, shfaqi  dallime të rëndësishme  gjatë trajtimit me ilaçe antiretrovirale në krahasim me individët e infektuar me variantet e  tjera. Shkencëtarët besojnë se ‘varianti VB’ ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.

Cili është ndryshimi midis variantit VB dhe varianteve të tjera të HIV-it?

Individët me variantin VB kishin nga 3.5 deri në 5.5 herë nivele më të larta të virusit në gjakun e tyre.  Individët me variantin e sapozbuluar gjithashtu treguan një rrezik të shtuar të transmetimit të virusit te të tjerët.

/abcnews.al

Read Previous

Ngrohja globale shkatërron akullin që iu deshën 20 shekuj për t’u formuar në Everest

Read Next

Bellaqa: Nuk ka rregullatorë për sektor të caktuar