Numri i lartë i infektimeve me COVID-19, ka bërë që të rritet edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.
Aktualisht në vend janë 31 mijë e 84 raste aktive me COVID-19. E më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në kryeqytet janë 7 mijë e 436 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Peja me 2 mijë e 545, Prizreni me 2 mijë e 360, Gjilani me 2 mijë e 304, Ferizaj me 1 mijë e 573, Gjakova me 1 mijë e 468, Lipjani me 1 mijë e 372, Mitrovica me 1 mijë e 368, Fushë Kosova me 1 mijë e 362, Vushtrria me 956, dhe qindra raste tjera në komuna të ndryshme.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për një vdekje dhe 1 mijë e 853 raste të reja me COVID-19./KP/