Premier Liga angleze, ndeshja më interesante ajo mes Arsenal dhe West Ham

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 17 të sezonit 2021/22.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, ku Arsenali pret në shtëpi skuadrën e West Ham United.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Armando Brojës Southampton, e cila do të jetë mysafire e Crystal Palace.

Momentalisht, tabelën e kryeson Manchester City që pas 17 ndeshjeve ka arkëtuar 41 pikë, katër sosh më shumë se vendi i dytë Liverpooli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Top 4 e mbyllin Chelsea me 36 pikë dhe West Ham United me 28 sosh.

Në anën tjetër, Burnley me 11 pikë dhe Newcastle e Norwich me nga 10 sosh janë tre skuadrat që gjenden në fundin e tabelës.

Ndeshjet që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së 17-të të Premier Ligës angleze ↓ :

20:30 Brighton – Wolverhampton (Stadiumi Amex)

20:30 Burnley – Watford (Stadiumi Turf Moor)

20:30 Crystal Palace – Southampton (Stadiumi Selhurst Park)

21:00 Arsenal – West Ham United (Stadiumi Emirates)

Read Previous

Pendarovski sot në Kosovë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore

Read Next

KEDS ka kërkuar rritje të çmimit të rrymës për 7 %, paralajmërohen protesta