ShSKUK: 38 pacientë po trajtohen për COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke marrë trajtim mjekësor 38 pacientë.

Nga këta pacientë nëntë janë pozitiv me COVID-19 si dhe 29 pacientë të tjerë janë që kanë kaluar virusin.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksgjeno terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka një pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni;

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë;

Spitali i Pejës, 3 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.

Read Previous

Nesër fillon “Samiti për Demokraci” në SHBA, merr pjesë Presidentja Osmani

Read Next

Shqiptohen 253 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19