Fshati Doblibarë ndez dritat e festave të fundvitit

Në një atmosferë festive fshati Doblibarë i komunës së Gjakovës ndezën shkëlqimin e fundvitit. Dritat shumëngjyrëshe dhe dekori fantastik i ka veshur një petk të mrekullueshëm Kishës së Shën Mihillit.

Të rinjët e kësaj ane thanë se janë përkujdesur që krishlindjet dhe viti i ri të vijnë në një tjetër astmosferë.

Ndriçimi dhe rregullimi i secilit kënd këtë herë është bërë më i veçantë. Duket se banorët janë përkujdesur që të bëjnë stolisjen e pemëve me llojllojshmëri të ngjyrave si dhe të vendosin dekore të ndryshme përreth Kishës të cilat i kanë dhënë hijeshi dhe atmosferë festive këtij fshati.

Besimtarët e kësaj famullie të të gjitha grupmoshave po presin me entuziazëm ardhjen e festave të fundvitit, dhe fillimin e vitit 2022. Ata janë gati të presin vizitorët, që nuk kanë munguar asnjëherë për vite me radhë. Improvizimi i detajuar i lindjes së Krishtit apo siç njihet betlehemi është imazhi që të mbetet gjatë në kujtesë. Magjinë e dritave, pamjet unike dhe të veçanta mund t’i shijoj secili që zgjedh që të kalojë netët festive në fshatin Doblibarë.

Read Previous

Pas 18 vjetësh falet gjaku, pajtohen familjet Mataj dhe Nushi

Read Next

Katër raste të dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë