Dje në fshatin Zylfaj të komunës së Gjakovës janë hasur mjete të pashpërthyera nga banorë të kësaj zone të cilët menjëherë e kanë lajmruar rastin ne Polici. Me të marrë këtë informatë Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë tërheqjen e 75 mjeteve të dyshimta konkretisht minë E-3 në zonën malore të fshatit Zylfaj. Në biseden telefonike toger Petrit Loxha ka tëhën për televizionin Syri se është lokalizuar i gjithë terreni dhe se ekipet e deminimit të FSK-së kanë arritur që të bëjnë tërheqejen e këtyre mjeteve të pashpërthyera.
Toger Loxha tha se këto mjete dyshohet të jenë të luftës së fundit të Kosovës.
Tutje Loxha tha se njësitë kompetente kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim do të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës dhe sigurojnë gjithë zonën.