6 fitore në 6 xhiro të zhvilluara, është bilanci që e ka regjistuar klubi i basketbollit Vëllaznimi në konkurencën e meshkujve deri më tani. Këtë bilanc e konsideron mjaft pozitiv edhe trajneri Ranko Sterlen, i cili shpreson që kjo seri të vazhdo më të njëjtin ritëm pra me fitore.
Sterlen ndër te tjera tha se synimi i tyre kryesor këtë sezon është inkuadrimi në Superligë.
Angazhimi i basketbollistëve dhe i trajnerit është një ndër faktrët kryesorë që ka ndikuar në këtë ecuri pozitive kështu tha kapiteni i klubit Driton Rraci, i cili shtoi që edhe ardhja e basketbollistëve të rinj e ka ndihmuar skuadrën.
Motivi si skuadër e pamposhtur deri më tani është një shtysë e madhe , kështu u shpreh Bleonis Tanushi, i cili përveç këtij fakti tha se deri tek fitoret e arritura ka ndikuar komponimi i mirë i ekipit.
Ndër të tjera basketbollistët u shprehën që element i rëndësishën për arritjen e sukseseve të kësaj skuadreje është edhe përkrahja e sportdashësve gjakovarë, që sipas tyre nuk u ka munguar deri më tani.