Një person ka njoftuar policinë se i është djegur shtëpia në fshatin Raqë të Gjakovës.
I njëjti ka deklaruar se nuk ka informacione se kur i është djegur shtëpia, por se të djegur e ka gjetur pasi është kthyer nga Zvicra.
Në një komunikatë për TV Syri, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Drejtorisë Policore në Gjakovë ka bërë të ditur se :
“Viktima deklaron se kur është kthyer nga shteti i Zvicrës në shtëpinë e tij në Fshatin Raqë, në komunën e Gjakovës, kati i dytë i brendshëm i shtëpisë ishte i djegur dhe që viktima ka informacione se si mund të ketë ndodhur kjo.
Vlera e dëmit nga zjarri sipas viktimës është 30.000 euro. Viktima nuk dyshon në asnjë person dhe nuk ka informacion se nga ka ardhur ky zjarr si dhe deklaron se rrymën e shtëpisë e kishte lënë të ndezur kur kishte udhëtuar për në shtetin e Zvicrës pasi që posedon kamera sigurie në shtëpi. Për këtë rast është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve si dhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij rasti inicohet “Zjarrëvenie”, si dhe ne vendngjarje pritet të dal një eksperti i zjarrit poashtu edhe një njësi e KEDS-it.” – ka bërë të ditur Xhurkaj.