Punëtorët e Feronikelit protestojnë të martën para Qeverisë

Punëtorët e kompanisë “NewCoFeronikeli” do të protestojnë të martën e 23 nëntorit para Qeverisë së Kosovës.

Nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ferronikelit bëjnë të ditur se protesta e radhës që do të zhvillohet nga ora 12:00 – 12:30, kërkon zgjidhje për punëtorët që mbetën pa punë.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike.” thuhej në një njoftim për media të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

Tutje bëhet e ditur se protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë COVID-19.

/KlanKosova/

Read Previous

Osmani në Kanada takon delegacionin e Senatit amerikan: Kosova aleat i palëkundur i SHBA-ve

Read Next

Gjakovari kthehet nga Zvicra por e sheh shtëpinë e djegur