Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar dy ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore.
PZAP në ditën e zgjedhjeve më 14 nëntor ka pranuar 22 ankesa nga partitë politike.
Kështu tha në një përgjigje për Klankosova.tv Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Sa i përket ankesave të paraqitura për ditën e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve ju informojmë se, në ditën e shtunë me 13.11.2021 për heshtje zgjedhore PZAP-i ka pranuar dy (2) ankesa. Ndërsa ne ditën e zgjedhjeve e diele me 14.11.2021 ka pranuar 22 ankesa. Te gjitha këto ankesa janë vendosur nga PZAP-i, palët janë njoftuar me vendime”.
Desku tha se në komunën e Kllokotit është paraqitur një ankesë për kryetar të komunës.
“Gjithashtu ju informojmë se, kemi pranuar një ankesë në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave që u mbajtën me datën 14 Nëntor 2021.GI. Srpska Narodna Sloga ka paraqitur ankesë kundër Srtpska List për Komunën e Kllokotit”.
“Afati për paraqitjen e ankesave lidhur me ditën e zgjedhjeve ka qene 24 orë nga mbyllja e Vendvotimeve, qe i bie se ankesa për ditën e zgjedhjeve për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunave ka qenë deri dje me datë 15.11.2021 në ora 19:00. kjo ankese është në procedurë te shqyrtimit dhe do te vendoset brenda aftit ligjor”.