Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërprerë qëllimisht ujin për banorët e fshatit.
Ndërprerja e ujit sipas policisë ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ndalur ujin, duke lënë fshatin pa ujë rreth dy orë e gjysmë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.