Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Pasi ka votuar, Rama ka the e se për Prishtinën po vinë kohë të mira.
Rama: Ditët e mira për të gjithë qytetarët e Prishtinës po vinë
“Unë sapo votova në këtë ditë të nëntorit, në këtë ditë fantastike me diell, ditë e mrekullueshme, ditë e mirë për Prishtinën, kohërat e mira, të bukura për të gjithë qytetarët e Prishtinës po vinë. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë këtë rast për transformimin e bukur te merituar të qytetit tonë për të gjithë”, tha ai.
Kandidati i LDK-së i cili po synon të udhëheq kryeqytetin ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, Kristale Rama.
Rama: Jam krenare për Përparimin
“Jam krenare për Përparimin, e dua Prishtinën dhe familja jonë të jetë në disponim të Prishtinës gjithmonë”, ka thënë Kristale Rama.
Prishtina është një prej 21 komunave në të cilat po zhvillohet raund u dyte i zgjedhjeve, pas atyre që janë mbajtur më 17 tetor ne tërë territorin e Kosovës.
/KosovaPress/