​Abbott nderon viktimat e Krushës së Madhe

Ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott ka nderuar viktimat e Krushës së Madhe, të vrara nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se nuk duhet të harrohet asnjëherë humbja dhe sakrifica e kaq shumë njerëzve.

“Sot njerëzit në Britani të Madhe ndaluan për të kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur në konflikt. Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderimet e mia në Memorialin në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve. #Të mos Harrojmë #armëpushimin”, shkruan Abbott.

Masakra në Krushë të Madhe është një nga masakrat masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë serbe anekënd Kosovës, duke vrarë 241 persona dhe djegur 850 shtëpi në këtë fshat.

Read Previous

Grenell dhe Von Cramon përplasen për Merdaren

Read Next

Moti sot në Kosovë