Murali që synon promovimin e xhubletës shqiptare 4000 vjet të vjetër

Ky mural i punuar me përkushtim nga artisti argjentinas Guido Palmadessa, tashmë do të jetë pjesë e pandashme  e qytetit të Gjakovës. Përveç se është punuar me shumë dashuri ky mural ka një  mesazh të vecantë, promovimin e xhubletës shqiptare 4000 vjeçare që vazhdimisht kërkohet të futet në UNESCO si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë tonë.  Ky projekt i takon temës Home të MuralFest 2021, dhe përkrahet nga MKRS-ja  dhe komuna e Gjakoves, thotë Ideal Zhaveli në cilësinë e bashkëpuntorit të festivalit.

I vendosur në loakacionin e Bllokut të ri, ky mural do ia shtojë hijeshinë këtij ambienti, thotë një nga banorët e këtushëm.

Ky mural ka 3 ditë që ka filluar të punohet dhe krejt cka kanë mbetur janë simbolet unike që pritet t’i shtohen xhubletës. Personazhi i paraqitur në mural është real, çka ka për qëllim të dëshmojë edhe origjinalitetin e kësaj vepre.

Read Previous

MASHT merr vendim për mbajtjen e mësimit të hënën

Read Next

Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave për falsifikim të parasë në Gjakovë