Po vazhdojnë hetimet për rastin e mungesës së naftës nëpër QMF-të në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë është duke vazhduar me procedurat e hetimit për mungesën e naftës në rezervaret e QMF-ve në komunën e Gjakovës. Zëdhënësja për informim në këtë insitutcion Yllka Juniku Shehu thotë se deri më tani me urdhër të prokurorit të rastit janë intervistuar disa persona nga kompania e derivateve “Petrol Company” si dhe përfaqësuses nga qendrat e mjeksisë familiare si dëshmitarë të rastit.

Ajo gjithashtu tha se janë konfiskuar edhe dy kamionë të kompanisë por vetëm njëri po vazhdon të mbahet në konfiskim.

Rasti po vazhdon të hetohet dhe deri në zbardhjen e tij ne do të ju mbajmë të informuar tha mes tjerash Juniku Shehu.

Read Previous

Kurti për rritjen e të hyrave- Kemi nisur qepjen e thesit të shqyer

Read Next

Moti sot në Kosovë