Në 180 shtete te botës “Java globale e Ndërmarrsisë” shënohet prej 8 deri më 14 nëntor. Edhe në Kosovë kjo javë shënohet me mbi 70 aktivitete dhe 50 organizata e institucione partnere. Jakova Innovation Center në Gjakovë sot e ka filluar këtë sesion informues me biznese dhe ndërmarrës të rinjë me qëllim që të shënojë këtë javë duke shpalosur qëllimin e këtij organizimi. Në këtë takim pune ndërmarrësit e rinjë diskutuan për sfidat që i shoqërojnë ata në startup biznesert e tyre duke identifikuar edhe problemet që dalin gjatë këtij rrugëtimi.
Pjesëmarrësit gjthashtu vlerësuan edhe punën e organizatës duke theksuar se është në të mirë të të gjithëve e sidomos ndërmarrësve të rinjë.
Tema bosht e takimit ishte Qasja në financa për startup bizneset.