Osmani në SHBA, do të flasë për të ardhmen e Kosovës në institutin “SAIS”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas ftesës nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Në “SAIS” Osmani do të flas për të ardhmen e Kosovës.

“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon pa vaksinë kundër HPV

Read Next

ShSKUK: 17 pacientë po trajtohen me COVID-19