Që nga fillimi i këtij sezoni Liburn ka zhvilluar katër xhiro dhe në të gjitha ka arritur të shënojë fitore. Këto rezultate pozitive kanë bërë që futbollistët të kenë edhe më shumë arsye për tu përgatitur në përballjet e radhës.
Ajka e futsallit të Kosovës është duke u stërvitur nga trajneri Nexhip Selimi dhe ndihmës trajneri Bekim Avdija të cilët thonë se janë duke bërë maksimumin që në të gjitha përballjet të dalin fitues.
Dihet se Liburn përbëhet nga ajka e futsallit të Kosovës. Ende vazhdojnë të jenë futbollistët e spikatur që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.
Liburn vazhdon garat me të njëjtin synim, titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës.
Liburn ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar atë kundër Liqenit në Gjakovë ku do të zhvillohet në një afat tjeter. Ndërsa këtë javë e mirëpret në Gjakovë klubin BB.Llapi nga Podujeva