Icardi mund të bashkohet me Tottenhamin

Mauro Icardi pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi argjentinas nuk po ka hapësira këtë edicion, pasi Mauricio Pochettino preferon Kylian Mbappen në qendër të sulmit.

Edhe problemet personale të lojtarit kanë ndikuar që PSG të mendojë për shitjen e tij në janar.

Elita e futbollit anglez, Liga Premier mbetet destinacioni më i mundshëm për sulmuesin argjentinas.

Tottenham Hotspur do të tentojë transferimin e Icardit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave angleze, Spurs janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për afrimin e Icardit në Londër.

Gjithsesi në garë për sulmuesin mbetet edhe gjiganti italian Juventus që gjithashtu është në kërkim të një sulmuesi. /Telegrafi/

Read Previous

Mbretëresha Teuta, i bëri ilirët një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut

Read Next

Fenerbahce ofertë Lazios për transferimin e Vedat Muriqit