Unaza e humbur i kthehet familjes pas 73 vjetësh

Burri që gjeti një unazë të klasës së shkollës së mesme të vitit 1948 teksa eksploronte me detektorin e tij metalik, arriti t’ia kthente unazën familjes së burrit që e humbi 73 vjet më parë.

Michael Shealy tha se e gjeti unazën gjatë një udhëtimi familjar në Rogers dhe se përfundoi duke e sjellë unazën në shtëpi në Karolinën e Jugut, në mënyrë që të mund të hetonte origjinën e saj.

Shealy shtoi se emri i shkollës, viti në unazë dhe inicialet e gdhendura AHC e ndhmuan të identifikonte pronarin e saj të mundshëm si Art Cooksey, një i diplomuar në Wilson, i cili vdiq më 2016.

Shealy kontaktoi familjen e Cooksey dhe pesë javë pas zbulimit ia dorëzoi personalisht unazën e humbur prej kohësh, vejushës së Cooksey, Margery, 91 vjeç, dhe fëmijëve të rritur të çiftit.

“Me të vërtetë kurrë nuk e kam parë unazën më parë, sepse kur ishim të martuar ai nuk e kishte. Ai tashmë e kishte humbur atë”, tha Margery Cooksey për WKBN-TV.

Familja tha se ishte e befasuar dhe mirënjohëse që iu kthye unaza në fjalë.

Read Previous

Von Cramon: S’do të ketë përparim në dialogun me Kosovën para zgjedhjeve në Serbi

Read Next

Nis vaksinimi anticovid në qendër të qytetit të Gjakovës