KF Vëllaznimi regjistron barazimin e katërt me radhë

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën, në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, skuadra e Vëllaznimit është ndalur në barazim nga skuadra mysafire e Onix.

Barazmi i radhës për Vëllaznimin u konsiderua si një mundësi e humbur, për t’i barazuar pikët me lideren aktuale të tabelës Trepça ’89, e cila në ndeshjen kundër Lirisë të zhvilluar në Prizren, e mbylli ndeshjen pa gola, pa fitues, e me vetëm një pikë.

Pjesa e parë në këtë përballje u mbyllë pa gola, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Madi Karamo Fatty shënoi për 0-1 për mysafirët fillimisht, ndërsa gjakovarët nga humbja i shpëtoi një gol i vonshëm i Lekë Vulës, për t’u mbyllur kështu shifrat e kësaj ndeshjeje me barazim 1-1.

Me këtë rezultat, Vëllaznimi ka 2 pikë më pak se Trepça ‘89 lidere, kurse Onixi ndodhet në vendin e tretë me 16 pikë.

Ndërsa në xhiron e radhës, Vëllaznimi i shkon Istogut, kurse Onixi e pret Besën.

/TvSyriVision/

Read Previous

Vendoset për rinumërimin e 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale

Read Next

Probleme për femrat e Përfaqësueses së Kosovës, mbi një orë pritje për të hyrë në kryeqytetin e Armenisë