Qeveria miraton masat e reja, jo të gjithë i mirëpresin

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar masat e reja, në mbrojtje kundër Covid-19. Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë të mbetet obligative për qytetarët. Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit. Disa qytetarë e kanë mirëpritur një vendim të tillë.

Përkundër që dasmat dhe ahengjet mbesin të ndaluara, ndryshime ka pasur te sektori i gastronomisë, të cilët lejohen të punojnë deri në orën 23:00, por që muzika duhet të ndalet në orën 21:30 minuta. E kjo për disa qytetarë duket e paarsyeshme.

E të njëjtën ankesë parashtron edhe Arti që punon në sektorin e gastronomisë.

Ndryshe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të protestojë sonte me sirena nga makinat e tyre para objektit të qeverisë së Kosovës, në kundërshtim me masat e miratuara dje.

Read Previous

Përleshje mes të rinjve në Gjakovë (FOTO)

Read Next

Shumë vizitorë në kanionin e Drinit, Ura Tibetiane e mbyllur