PDK përmbyll fushatën zgjedhore, beson në fitore-KRONIKË ZGJEDHORE

Partia Demokratike e Kosovës shënoi ditën e fundit të fushatës elektorale. Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi mori fjalën duke falënderuar qytetarët për përkrahje dhe duke u zotuar se kërkesat e qytetarëve të Gjakovës do të gjejnë zbatim sipas prioriteteve në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.

Kandidatja Kuqi ka dalë si burrneshë në këto zgjedhje prandaj e meriton mbështetjen tuaj për të rikthyer PDK në qeverisjen lokale apeloi Enver Hoxhaj.

Këtë mision do ta përmbushim bashkë, për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, kështu deklaruan deputetët Hajdar Beqa dhe Hisen Berisha.

Në përmbyllje të fushatës, përfaqësues nga PDK thanë se me 17 tetor do të festojnë fitoren.

Read Previous

​Osmani-ministrit serb: Cili ka qenë krimi i civilëve të vrarë, a keni kërkuar falje ndonjëherë?

Read Next

Kusari – Lila: Gjakovën e lanë pas ata që e deshën për vete, ne e duam Gjakovën për ju!- KRONIKË ZGJEDHORE